Përshkallëzim te Katedralja Ortodokse, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

20 October 2026, 20:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përshkallëzim te Katedralja Ortodokse, protestuesit hedhin

Forcat policore kanë hedhur ujë me presion në drejtim të turmës që po qëndronte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit janë larguar dhe shpërndarë në disa drejtime ndërsa kanë hedhur disa molotovë në drejtim të efektivëve. Policia gjithashtu ka përdorur kundër protestuesve dhe plumba gome.

Por tensione të reja janë regjistruar pranë Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë.


Video