Vrasja te “Komuna e Parisit”, policia jep detaje: Dyshohet se është ekzekutuar (VIDEO)

20 October 2026, 21:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja te “Komuna e Parisit”, policia jep detaje: Dyshohet se

Policia ka dalë me një njoftim për atentatin e ndodhur sot në mbrëmje pranë Komunës së Parisit, ku mbeti i vrarë në makinë një person. “Blutë” bëjnë me dije se brenda automjetit tip “Volvo” është gjetur pa shenja jetë shtetasi Ismet Habili, ndaj të cilit dyshohet se i është bërë atentat me armë zjarri.

“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Video