Luana Vjollca reagon mbi protestat studentore në Tiranë: Më dhemb zemra që kjo luftë shoqërohet me dhunë të vërtetë!

18 October 2026, 09:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Luana Vjollca reagon mbi protestat studentore në Tiranë:  Më

Pas figurave të njohura publike të cilat kanë reaguar pas protestave të studentëve në Tiranë dhe eskalimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria ka reaguar edhe moderatorja Luana Vjollca. 

Ajo shprehu mbështetjen për të miturit që janë në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Vjollca pohoi shqetësimin e saj mbi të rinjtë 15-vjeçarë që po dhunohen nga forcat policore. 

Moderatorja kërkoi mbrojtjen e fëmijëve duke theksuar se dhuna ndaj tyre nuk mund të kalojë në heshtje, nuk mund të justifikohet apo të kalohet me indiferencë. 

Në deklaratën e saj në rrjetet e saj sociale në një InstaStory ajo pohoi se brezi i saj dështoi pasi nuk arritën ta bëjnë Shqipërinë më të mirë.       

Deklarata e plotë e moderatores: 

“Sot shoh 15-vjeçarë që luftojnë për të ardhmen e tyre, ndërsa më dhemb zemra që kjo luftë shoqërohet me dhunë të vërtetë.

Kur lëndohen fëmijët, nuk duhet të ketë justifikime, heshtje apo indiferencë, por përgjegjësi, ndjeshmëri dhe mbrojtje.

Ne dështuam si të rritur. Nuk e bëmë dot më mirë”, shprehet ajo, duke e mbyllur reagimin me fjalët: “Zoti qoftë me Shqipërinë”, përfundoi Luana Vjollca.


Video