Kryetari i PD, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Berisha e cilësoi Dumanin si “armik të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve”, ndërsa bëri të ditur se gjatë qëndrimit në SPAK kishte lënë edhe një shënim drejtuar kreut të Prokurorisë së Posaçme.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë shtypi pasi doli nga Skapi i partisë. Gjatë qëndrimit aty, i paraqitur në përputhje me ligjin, lashë shënimin: Altin Gjokës Troplinit Hajrit Dumanit, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron.