Vojo Bregu: Skemat e këtij viti duhet të jenë skema mbijetese, jo subvencionim normal i bujqësisë

9 March 2022, 12:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vojo Bregu: Skemat e këtij viti duhet të jenë skema mbijetese, jo

Ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, ka reaguar përballë situatës aktuale të shtrenjtimit të çmimeve dhe përballjes me mungesën e lëndëve të para në bujqësi.  

Pas lajmit se edhe Serbia do pezullojë eksportet e grurit dhe miellit, vend nga i cili ne jemi të varur, zyrtari i LSI-së sugjeron se Ministria e Bujqësisë duhet të ndryshojë skemat mbështetëse, në mënyrë që të përshtaten me emergjencën aktuale.

"Mendoj që ministria e Bujqësisë është ende në kohë pa filluar disbursimi i skemave mbështetëse, për ti ndryshuar ato dhe për t’ju përshtatur situatës emergjente aktuale. Skemat nuk mund të vazhdojnë sikur nuk po ndodh asgjë.

Nuk mund të subvencionohet UBT për studime shkencore kur nuk do kemi grurë për bukë.

Nuk mund të subvencionohet bashkia për tregje blegtorale kur nuk do kemi më kafshë. Nuk mund të subvencionohet peshkimi me riparime anijesh, kur nuk do kemi naftë për anijet.

Duhet ulur pragu i nr të tufave për subvencionim për gjedhët dhe të imtat.

Duhen ndihmuar familjet e varfra me 1 ose 2 lopë të mbijetojnë këtë vit.

Duhet futur patjetër një skemë e re për mbjelljen e misrit!

E thënë shkurt, skemat e këtij viti duhet të jenë skema mbijetese, jo subvencionim normal i bujqësisë", shkruan ai.


Video