Kandidati i Bashës në Rrogozhinë: Grida Duma erdhi në fushatë për të bërë foto

8 March 2022, 20:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kandidati i Bashës në Rrogozhinë: Grida Duma erdhi në

Pasi humbi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kandidati i PD për kryetar bashkie në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi ka dhënë dorëheqjen.

Vendimin për dorëheqjen e ka dhënë në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve në PD, ndërsa ka kritikuar organizimin për fushatën e 6 marsit dhe veçanërisht të deleguarën e PD, Grida Duma, duke thënë se vetëm deputeti Dashnor Sula i ka dalë në krah.

“Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula ka qenë në krah.

Jap dorëheqjen, përgjegjësinë e mbaj vet. Nuk keni faji ju, por ata qe erdhën në fushatë për të bërë foto”, mësohet të ketë deklaruar Saraçi, duke aluduar në këtë mënyrë për Grida Dumën.

Kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë, Saraçi doli i dyti në renditje pas PS, ndërsa PD u rendit forcë e tretë në të pesta bashkitë e tjera.


Video