Ferdinand Xhaferaj: Pse kërkoj dorëheqjen e Bashës

8 March 2022, 14:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ferdinand Xhaferaj: Pse kërkoj dorëheqjen e Bashës
Fedinand Xhaferraj dhe Lulzim Basha

Deputeti Ferdinand Xhaferaj thotë se mbrëmë në mbledhjen e Grupit Parlamentar ka kërkuar që kreu i PD, Lulzim Basha të japë dorëheqje. Kjo kërkesë vjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se nuk e pranon atë që Basha tha se nuk kanë humbur asnjë zgjedhje, teksa shton se “njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre”.

Deputeti thotë se PD ka kapacitet për të prodhuar një lidership të ri.



Video