“Qëllimi është të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak”

8 March 2022, 09:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Qëllimi është të mbrojmë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama tha se Europa është në luftë, një luftë ekonomike dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Rama njoftoi ngritjen e një Komiteti Special për të menaxhuar pasojat e luftës në Ukrainë në vend dhe impaktin që do ketë në ekonominë e vendit.

“Njëkohësisht si rezultat i diskutimit lidhur me varësinë nga gazi rus që përbën 40% të  gjithë furnizimit në Europë, ndërkohë që vendet e mëdha të Aleancës ndeshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Mirëpo kjo domethënë, bojkoti i naftës dhe i gazit do ishte një ndryshim tektonik me pasoja vështirësish të parashikueshme në afatshkurtër.

Në këtë kontekst Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim, është drejtpërdrejt e prekur njësoj si vendet e tjera. Me këtë rast dua ta sqaroj dhe njëherë që diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri i cili si në çdo vend tjetër ndikohet drejtpërdrejt nga tregu, jo nga vendimet e qeverisë është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit.

Ai theksoi më tej se qëllimi është të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak.

“Të gjitha këto zhvillime që unë uroj të mos kthehen në sakrifica reale të natyrës ekonomike, kanë një qëllim të mbrojmë jetën, shëndetin, atë që është më e rëndësishmja. Të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak, si pjesë e këtyre vendeve që po bëjnë të njëjtën përpjekje. Qëllimi është të mbrohemi”, tha Rama.

 

 


Video