Gjekmarkaj flet për dorëheqjen: PD rrezikon të shuhet. Berisha dhe Basha të bëjnë një hap pas

7 March 2022, 22:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjekmarkaj flet për dorëheqjen: PD rrezikon të shuhet. Berisha

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka bërë edhe publike arsyet që e çuan në vendimin për të dhënë dorëheqje nga funksionet politike në këtë parti.

“Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëjë një hap pas Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi.

Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”, shkruan Gjekmarkaj në Facebook.

Gjekmarkaj e paralajmëroi dorëheqjen që më herët dhe më pas e zyrtarizoi atë në mbledhjen e grupit parlamentar.

“T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet një kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa. Duhet një komision që do ta çojë PD në zgjedhje. Unë do të mbetem një deputet i thjeshtë”, tha Gjekmarkaj në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD.

Gjekmarkaj kishte vetëm dy muaj në detyrën e nënkryetarit që mbahej nga Enkelejd Alibeaj i cili mori vendin e Alfred Rushajt në krye të grupit pas ngjarjeve te 8 janarit në selinë e PD.

 

       


Video