Berisha: Synimi i Rusisë është Adriatiku, aq kriminel sa Putin është edhe Vuçiç

7 March 2022, 18:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha: Synimi i Rusisë është Adriatiku, aq kriminel sa Putin

Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare dhe pritet që të votojë projektrezolutën në mbështetje të Ukrainës

Ish-kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se qëllimi i Rusisë ka qenë gjithmonë Adriatiku.

Berisha është akuzoi Edi Ramën se e ka si vëlla Aleksandër Vuçiç, dhe sipas tij kreu i qeverisë nuk i lë deputetët të flasin për “Ballkanin e Hapur” dhe për rezolutën.

Ai preku edhe nismën Ballkani i Hapur duke krahasuar Vladimir Putin me Aleksandër Vuçiç

“Vlerësoj faktin që Parlamenti vendosi të diskutojë aktin më të rëndë të as Luftës së Dytë Botërore nga një tiran. Ky agresion nuk i bëhet vetëm Ukrainës, por çdo vendi të lirë dhe diktatori i Kremlinit, i aftë shpirtërisht dhe moralisht duhet trajtuar si i tillë.

Qëndresa heroike e ukrainasve, presidentit Zelensky duhet admiruar. Të gjithë mendonin se ata mund të binin në pak orë. Synimi i Rusisë është Adriatiku.

Ne kemi denoncuar një nismë të George Soros dhe në funksion të hegjemonisë serbe në Ballkan. Është gabim që të habiteni me qëndrimet e fundit të Vladimir Putin. Është një kriminel që vjen nga labirintet e krimit të shërbimit më kriminal të Evropës dhe botës, KGB. Kaq kriminel është edhe Aleksandër Vuçiç. 

Zotëria që iku dhe la këtu T-shirt, e ka si vëlla Vuçiçin, ndaj nuk ju lejon ju të flisni për Ballkanin e Hapur dhe për rezolutën. Nëse ne denoncojmë demonstratat në Beograd kundër Rusisë, ne bëjmë thjesht detyrën tonë. Ne nuk po nxisim këtu skena të paqena. Vlerësoj qëndrimin e saj në rezolutën e OKB, por nuk ëhstë asnjë siguri për një njeri që ka kryer

Dënoj bashkërendimet vulgare të padenja të kreut të Meduzës dhe Lul Bravës për përjashtimin e folësve. Jemi kundërshtare dhe jemi të dënuar të dëgjojmë njëri-tjetrin”, tha Berisha.


Video