Duma zëri i parë pranë Bashës që kërkon reflektim edhe nga Kryetari

7 March 2022, 17:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Duma zëri i parë pranë Bashës që kërkon reflektim
Grida Duma dhe Lulzim Basha

Grida Duma, një nga nënkryetaret e Partisë Demokratike, deklaroi se lidershipi i Partisë Demokratike ka përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Është dëshpërues rezultati, në një mënyrë apo në një tjetër, krejtësisht i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe duhet të mbahet përgjegjësi, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, tha Duma.

“Kërkesat që do t’i bëj unë grupit të PD-së apo lidershipit, do të njiheni pas mbledhjes”, shtoi Duma.


Video