Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka thënë se nuk ka humbur asnjë garë por sipas tij ajo që ka ndodhur ka qenë përballja me një masakër zgjedhore.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e Bashës në një postim në rrjetet sociale duke thënë se ky i fundit është i vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se nuk ka humbur asnjë garë.
“I vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se unë nuk kam humbur asnjë garë! sb”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se rezultatet e deritanishme nxjerrin PD-n, forcë e tretë në 5 prej 6 bashkive ku u votua të dielën.