Pas "fitores", Basha takim me mësuesit për "7 mars": Sot nuk jemi rreth një tryeze feste

7 March 2022, 10:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas "fitores", Basha takim me mësuesit për "7
Lulzim Basha takim me mësuesit për "7 mars"

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me mësues dhe pedagogë me rastin e 7 Marsit. Ndër të tjera, Basha tha se sot fatkeqësisht nuk është një tryezë feste. Sipas tij gjendja për mësuesit në këto vite ka ardhur duke u përkeqësuar.

“Sot nuk jemi rreth një tryeze feste. Fakti është se nuk mund të jemi sepse situata në vend që të vijë duke u përmirësuar ka ardhur duke u përkeqësuar. Në vend që mësuesve tu ofrohet përmes reformave kushtet dhe të ngrihen në piedestalin ku e meritojnë.

Pagat e mësuesve shqiptarë kanë zbritur në nivelet më të papranueshme me të gjitha vendet e rajonit. Këto janë probleme shumë të mëdha që kanë ardhur duke u rënduar gjatë viteve të fundit. Ka munguar dhe vazhdon të mungojë përputhja e fjalëve me veprat. Mësuesit shqiptarë mbeten më të diskriminuarit”, tha Basha. 

Kujtojmë se pas Vorës, fitorja e së cilës u konfirmua dje, PS ka siguruar edhe Bashkinë e Rrogozhinës dhe Lushnjes. Socialistët po shkojnë drejt fitores në bashkitë Durrës e Dibër ndërsa në Shkodër kryeson kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës. Basha është i treti thuajse në të gjitha bashkitë dhe ka pësuar një rënie më shumë se dramatike. 

 


Video