Zgjedhjet e 6 marsit kanë vetëm një humbës dhe ai është Lulzim Basha, i cili nuk e kaloi testin aq të rëndësishëm për të forcuar pozitat e tij në drejtimin e demokratëve.
Partia Demokratike ka rritur pikën e saj më të errët, ku ka dalë forcë e tretë në të 6 Bashkitë, duke u mundur edhe nga ish-lideri i tyre, Sali Berisha pas koalicionit që bëri me LSI-në.
Por duket se peshën e humbjes në 6 bashki në zgjedhjet do ta mbajë, nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj i cili e konsideron si një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
"Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askend pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem! PD duhet të mbledhe sonte me urgjence organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale. Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time. Nuk do t'i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike,"- shkruan Gjekmarkaj.