Tre pyetjet e forta të Grida Dumës për Bashën 

7 March 2022, 22:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre pyetjet e forta të Grida Dumës për Bashën 

Grida Duma i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Duma ka pyetur Bashën nëse ndjen përgjegjësi morale personale për këtë humbje. Sakaq, Duma i ka bërë Bashës edhe dy pyetje të tjera të forta.

Njëra nga pyetjet ishte: “Ju lutem, bëhuni me mua të gjithë që unë të mbaj Partine Demokratike se kështu dua unë si individ”, ndërsa pyetja tjetër ishte: “Si do bëjmë që përtej meje të ngremë Partine Demokratike për vete Partinë Demokratike. Cilën pyetje po na drejtoni të parën apo të dytën?”

“Tani para se të na drejtohesh ne me pyetje kam ynë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?!

Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e niset fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha.

Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë në bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu ‘o të jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha’ pra o unë o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur.

Kjo gare u bë PD kundër PD dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më. Nëse doni të jeni i sinqertë vërtet ju keni humbur shumë beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.

Nëse doni të jeni i sinqertë bëni pyetjen troç. Ka dy pyetje të mundshme që mund të na bësh.

E para: Ju lutem, bëhuni me mua të gjithë që unë të mbaj Partine Demokratike se kështu dua unë si individ.

Pyetja tjetër është: Si do bëjmë që përtej meje të ngremë Partine Demokratike për vete Partinë Demokratike. Cilën pyetje po na drejtoni të parën apo të dytën?”

 


Video