Nuk pranoi humbjen, Alizoti: Basha është njeri psiqik, nuk është normal

8 March 2022, 23:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuk pranoi humbjen, Alizoti: Basha është njeri psiqik, nuk

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti thotë se zgjidhja e krizës brenda Partisë Demokratike fillon nga dorëheqja e kryedemokratit Lulzim Basha.

I ftuar në studion e emisionit Opinion, Alizoti i konsideron të palogjikshme deklaratat e Lulzim Bashës që nuk pranon humbjen e PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Lulzim Bashën, Tomorr Alizoti e konsideron “njeri psiqik”.

Tomorr Alizoti: Tani unë me Lul Bashën nuk merrem më se e konsideroj njeri psiqik. Nuk është njeri normal ose e luan këtë rol ose është i tillë. Me këtë rezultat të dalësh i treti, pas shumë e shumë provash politike. Që mund të jetë njeriu i vetëm në univers që ka kaq shumë shanse që i provon dhe nuk i fiton. Mendon se ja kemi ne fajin, jo more zotëri janë faktet që duhet të hapesh të marri frymë.

Blendi Fevziu: Si zgjidhet?

Tomorr Alizoti: Zgjidhja e vetme është që deputetët të lënë analizat dhe të mblidhen të gjithë bashkë. Të bëjnë një deklaratë që të distancohen nga ai, të kërkojnë dorëheqjen automatikisht, të shkëputen, pra të tregojnë që kanë kurajon.

Blendi Feviu: Pra të hapet edhe një front tjetër?

Tomorr Alizoti: Ne jemi në fronte tani, një krizë irracionale që nuk ta shpjegoj dot me logjikë. Rrotullohemi gjithë kohës nuk do e shpjegojmë dot, sepse ai thotë unë jam fitimtarë. Si një njeri që ka pirë 2 kg raki dhe thotë s’kam pirë raki. Pra jemi me një fazë të marrësh, unë me atë nuk merrem. Deputetët duhet të deklarojnë, ata që kanë identitet të kërkojnë dorëheqjen e tij.

 


Video