VIDEO virale në rrjet, Rama një vit më parë: Nafta sot është më lirë seç ishte në 2013

10 March 2022, 15:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO virale në rrjet, Rama një vit më parë: Nafta sot

Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur sërish, teksa drejtuesit e automjeteve e kanë paguar sot 260 lekë për litër. Kaq e pagoi karburantin në fillim të marsit edhe një zviceran, i cili paguhet mesatarisht 16 herë më shumë se një shqiptar. Një video e cila po bëhet virale në rrjet, është një pjesë e fjalimit të kryeministrit Rama vitin e kaluar kur fliste për naftën. 

Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, replikoi me opozitën dhe tha se çmimi i naftës ka qenë më i shtrenjtë në vitin 2013 kur Partia Demokratike u largua nga pushteti.

“A s’është e vërtetë që nafta është më lirë se ditën kur latë qeverinë?”, tha Rama. Kjo fjali solli reagimin e opozitës ndërsa kryeministri vijoi: Po ju jap tabelën:. Në vitin 2013 dieseli 182 lekë/litër, benzina 186 lekë/litër. Unë po ju them shifra. Sa lekë nxirrte nga xhepi një drejtues automjeti në Shqipërinë që qeverisnit ju dhe sa nxjerr sot. Sot dieseli është 177 tani që flasim, dje ishte 182. Ndërkohë patjetër që brenda çmimit të dieselit dhe benzinës është brenda dhe detyrimi për të gjithë që djegin diesel dhe benzinë t’ja kthejnë shoqërisë me çmimin e karbonit”, u shpreh Rama.

 


Video