A duhet që Basha të japë dorëheqjen? Gazment Bardhi mbron Bashën për humbjen e 6 Marsit

10 March 2022, 12:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A duhet që Basha të japë dorëheqjen? Gazment Bardhi mbron
Gazment Bardhi mbron Bashën për humbjen e 6 Marsit

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi iu përgjigj gazetarëve nëse duhet të dorëhiqet Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit. Bardhi u shpreh se, nuk mund të dalësh në një konkluzion pa analizë.

"A duhet që Basha të japë dorëheqjen? E kam thënë që ditën e parë, nuk mund të dalësh në një konkluzion pa analizë. Analiza dhe reflektimi nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD dhe demokrataëve. Do të shprehem kur të mblidhet Kryesia dhe këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë dhe reflektim. Qëndrimi duhet të jetë në shërbim të demokratëve. Nëse gjendja ku ndodhemi, reflektimi duhet të jetë serioz, tha Bardhi para mediave.

 


Video