Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ konfirmon mandatin për tre kryetarë bashkie

9 March 2022, 12:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ konfirmon mandatin për tre kryetarë bashkie
Ilirjan Celibashi

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve mesditën e kësaj të mërkure është mbledhur dhe ka vendosur konfirmimin e mandateve për tre kandidatët fitues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve për tre bashkitë atë të Vorës, Dibrës dhe të Rrogozhinës.

KQZ i konfirmoi mandatin e kryetarit të Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, kreut të Bashkisë Vorë, Blerim Sherës nga Partia Socialiste, kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ndërkohë pritet që në mbledhjen e radhës të bëhet edhe certifikimi i zgjedhjeve për kryebashkiakët fitues të Shkodrës, Bardh Spahia, kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sakos dhe kandidates fituese të PS në Lushnje Eriselda Sefa. 


Video