
Kryeministri Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së disa orëve më parë, kur tha se çmimi i energjisë do të vazhdojë të shtrenjtohet. Këtë herë e ka për ata që “e kanë lexuar mbrapsht” atë çfarë ai shprehu.
Rama thekson edhe një herë se qeveria do të mbulojë rritjen e çmimit dhe se ajo nuk do të ndjehet tek familjarët dhe biznesi i vogël.
“E mirëkuptoj tërêsisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:
QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILjARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!
LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, shkruan Rama.