VIDEO/ Çim Peka kërcënon prokurorin e SPAK, Arben Kraja LIVE në TV: Do e hash nga viktimat!

22 October 2023, 10:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Çim Peka kërcënon prokurorin e SPAK, Arben Kraja LIVE
Sali Berisha/ Cim Peka

SPAK i caktoi masën "detyrim paraqitje" kreut të PD, Sali Berishës pas arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm brenda pallatit ku banon Berisha, janë parë forca policie. Mësohet se një parullë e forcave Shqiponja dhe efektivët janë parë teksa dalin nga pallati i ish-kryeministrit.

Kjo ngjarje ka sjell një reagime të ashpra na gazetarë që mbështesin ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Mbrëmjen e djeshme gjatë trasmetimit LIVE në Syri TV, drejtuesi i këtij televizioni Çim Peka, ka kërcënuar direkt prokurorin e SPAK, Arben Kraja në mënyrë të koduar, duke theksuar se në Shkodër aty ku nuk veproi shteti ndaj persekutorëve komunistë, vepruan viktimat.

Gazetari Peka thekson se ka njerëz që do të marrin hakun e tij e bën me dije se kjo do të ndodhë shpejt.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:


Video