“Malltezin nuk e pyetën kurrë në SPAK”/ Pse Berisha nuk foli kur u arrestuan dhjetëra njerëz pa u marrë në pyetje

21 October 2023, 22:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Malltezin nuk e pyetën kurrë në SPAK”/ Pse Berisha
Sali Berisha

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me  masat e sigurisë që janë vendosur ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi pas hetimeve të SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha mohoi përfshirjen e dhëndrit të tij në privatizimin e kompleksit “Partizani”, ndwrsa tha se Jamarbër Malltezi nuk wshtw pyetur kurrë nga SPAK.

“Për klubin Partizani; Jamarbër Malltezi nuk është thirrur kurrë në prokurori apo gjykatë në këto vite për akuzën e ngritur nga Balla, SPAK-u i partisë s’ka gjetur dot asnjë shkelje të vetme. S’ka guxuar ta thërrasë kurrë në prokurori, por kanë preferuar që të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit keqqeveritar. Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së forcave të Armatosura me propozimin e Berishës dhe as me firmën e Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Partizani është ndryshuar me firmën e Ramës dhe pa propozimin e Berishës. Pra është ndryshuar destinacioni i karakterit sportiv, nga vetë Edi Rama. Me dokumenta”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët se pse nuk ka reaguar kur edhe persona të tjerë janë arrestuar pa u marrë në pyetje, Berisha ka bërë një reagim të turbullt.

Lidhur me arrestimin e Lefter Kokës, ai tha se nuk e ka ndjekur këtë ccështje dhe se ia “kanë bërë me pabesi”. Lidhur me Rovena Vodën, Berishja dha një tjetër përgjigje të paqartë.

 

 


Video