Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave. Kandidat i vetëm për këtë post ishte sërish Skënder Gjinushi që është rikonfirmuar.
Nga 53 anëtarë të Akademisë së Shkencave, 51 prej tyre votuan pro Gjinushit dhe vetëm 2 prej tyre kundër.
Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.
Kujtojmë se i vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga.
Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së.