Pasi GJKKO caktoi mbrëmjen e sotme ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, ky i fundit ka dalë në një deklaratë për mediat. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Që në nisje të fjalës së tij Berisha sulmoi ashpër Ramën, duke i përmendur disa afera. Mes të tjerash ai tha se pranon sfidën për ndalimin e tij për të dalë jashtë vendit.
Sali Berisha: As kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri. Unë jam deputet dhe kam të drejtë të takoj zgjedhësit.
Zgjedhësit sot ndihen më Sali Berishë në kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë nuk mund të ndodhë pa miratimin e komisioneve përkatëse parlamentare. Prokuroria seksion I PS-së, mund të marrë çdo vendim.
Ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash. Ndërsa dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen që kthehej nga jashtë. U ndalua pa u marrë kurrë në pyetje nga asnjë prokuror apo gjykatës. Akuzat janë pa bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.