Manjani: Nuk mund të arrestohen njerëzit pa prova, është padrejtësi, nuk e kam vetëm për situatat e arrestimit të 'VIP' (Malltezit)

22 October 2023, 08:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manjani: Nuk mund të arrestohen njerëzit pa prova, është
Jamarbër Malltezi/ Sali Berisha/ Ylli Manjani

Me dyshimet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha është vënë nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit. 

Me anë të një statusi në “Facebook”, Ylli Manjani shkruan se nuk mund të arrestohen njerëzit pa prova, është padrejtësi, nuk e kam vetëm për situatat e arrestimit të VIP-ave.

Manjani shton se ja edhe opozitën e shkatërruan, por (pa)drejtësia e re do vijojë me ta, me të njëjtën pamëshirësi.

Postimi i Ylli Manjanit:

Pra, që ta kuptojmë tamam, rregjistrohet një çështje penale në 2020 dhe pas 3 viteve hetime ende nuk kanë siguruar një provë të vetme që të ngrejnë akuzë zyrtare.

Pas 3 vitesh, pra kur po shkohej drejt shterrimit të afateve procedurale, thjesht merren disa masa shtrënguese për persona nën hetim, jo për të pandehur.

E përsëris:
personat nën hetim, pavarësisht barazisë në të drejtat procedurale, NUK JANË TË PANDEHUR. Dmth NUK

JANË NËN AKUZË.
Sepse që të ngrihet akuzë duhen prova jo hamendësime kallëzimesh politike e popullore.

Pyetja që shtrohet është:
A është standard demokratik dhe kushtetues arresti me burg, pra heqja e lirisë, ndaj personave për të cilët shteti nuk ka asnjë provë fajsie?! A mund të mbahet në burg personi pa prova?!

Kam kohë që e ngre këtë çështje. Nuk e kam lënë për situata VIP...

I sugjeroj socialistëve, falangjeve të tyre në sistemin e drejtësisë, ta rishohin këtë mungesë standardi e garancie, sepse do t'u bjerë atyre në kokë tashmë.

Ja edhe opozitën e shkatërruan, por (pa)drejtësia e re do vijojë me ta, me të njëjtën pamëshirësi.


Video