Vendimi për dënimin e Salianjit, Gazment Bardhi: Gjyqtari bëri pazar!

26 September 2024, 14:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi për dënimin e Salianjit, Gazment Bardhi: Gjyqtari bëri
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi/ Gjyqtari i Apelit, Genti Shala/ Deputeti, Ervin Salianji

Me tensione u prit në Gjykatën e Apelit vendimi për të dënuar Ervin Salianjin, teksa kolegët e tij deputetë hodhën akuza drejt gjykatës.

Gazment Bardhi akuzoi gjyqtarin e çështjes, Genti Shala se bëri pazar.

Ervin Salianji: Se do shkojë Gent Çala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon se do e mbështesë Fatmir Xhafa. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë të rremë si gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë që do të shkojë në gjykatë të lartë, ai dhe në tjerët.


Video