Sot jepet vendimi për dosjen Babale/ Salianji paraqitet në Gjykatën e Apelit

26 September 2024, 13:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot jepet vendimi për dosjen Babale/ Salianji paraqitet në
Ervin Salianji

Deputeti Ervin Salianji është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit ku pritet të jepet vendimi për çështjen e dosjes “Babalja”. 

Salianji është shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë demokratë.

Trupa Gjykuese përbëhet nga Genti Shala, Elona Toro dhe Iliba Bezati.

Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. 

Sipas Gjykatës së Tiranës, Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.


Video