Negociatat për listë të përbashkët, Berisha tregon nëse do të “shpërblejë” Metën

25 September 2024, 20:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Negociatat për listë të përbashkët, Berisha tregon
Berisha gjate konferences per gazetaret

Takimi i zhvilluar mes Flamur Nokës dhe Ilir Metës për të arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e vitit 2025, nuk do të jetë i fundit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat shpjegoi se diskutimet janë ende të hapura, ndonëse aleati i Partisë së Lirisë deklaroi se preferon listën dhe logon e tij në zgjedhje.

“Janë diskutime, nuk ka një projekt të dorëzuar. Diskutimet në këtë fazë janë përqendruar totalisht në bashkëveprimin tonë për protesta të përgjithshme dhe krijimin e qeverisë teknike. Kjo është tema jonë e diskutimit”, tha Berisha.

Berisha nuk tenton ta fshehë se preferon një listë të përbashkët të koalicionit opozitar, por kur pyetet nëse do të shpërblejë Ilir Metën me vende të sigurta, për t’i kthyer borxhin e vënies së partisë në dispozicion në vitet e fundit kur vula dhe logo e PD ishin tek Basha, kryedemokrati flet për bashkëpunim në interes të përbashkët.

“Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim. Ilir Meta është i konsoliduar si partia e tretë më e madhe e vendit. Se cili do jetë koalicioni, por jo shpërblim, me interes të përbashkët bilateral do të shqyrtohet në kohërat që vijnë”.


Video