Shteti i ri Bektashi/ Delegacioni i BE: Liria e mendimit është e drejtë kushtetuese. Ne mbështesim dialogun ndërfetar

25 September 2024, 13:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shteti i ri Bektashi/ Delegacioni i BE: Liria e mendimit është e

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar në lidhje me idenë e kryeministrit për krijimin e shtetit të Urdhërit Bektashi.

Delegacioni i BE në vendin tonë thotë se në këtë fazë nuk kanë komente konkrete, sepse liria e mendimit është e drejtë kushtetuese dhe mbi të gjitha nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, shprehet delegacioni i BE për mediat.

Pak ditë më parë revista amerikane New York Times raportoi se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, i stilit të Vatikanit në Romë, për besimtarët bektashinj. Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare.


Video