Të buzëqeshur dhe duke firmosur, dalin fotot nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit e PS!

29 July 2024, 14:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të buzëqeshur dhe duke firmosur, dalin fotot nga mbledhja me dyer

Një ditë pas Kongresit Zgjedhor, ku kryeministri Rama njoftoi ndryshimet në qeveri dhe Kuvend sot është mbledhur Grupi Parlamentar, ku është prezantuar edhe kryetari, Niko Peleshi.

Të pranishëm në mbledhjen e Grupit Parlamentar ishin edhe tre ministrat e rinj, Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm, Petrit Malaj, ministër i Financave dhe Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes.

Siç shihet në këtë foto të gjithë deputetët janë të buzëqeshur, ndërsa shihen duke mbledhur firma për të shprehur mbështetjen për Elisa Spiropalin, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Parlamentit.

Gjatë mbledhjes që zgjati 30 minuta, kreu i PS ka treguar edhe pse u shty seanca plenare e Kuvendit, e cila ishte parashikuar që të zhvillohej pasditen e sotme në orën 18:00.

Shkak mësohet se është bërë mosdekretimi vendimeve të kryeministri Edi Rama nga ana e presidentit Bajram Begaj, që të ndodhë në orët në vijim.

Ndërkohë se seanca plenare e shtyrë do të zhvillohet ditën e nesërme në të njëjtën orë.



Video