Kryeministri Edi Rama pasi njoftoi ndryshimet në qeveri ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar presidentit Begajt dekretet për ndryshimet e reja.
Presidenti Begaj që në nisje të Kongresit, kishte mbërritur në Presidencë.
Ndryshimet qe prezantoi Rama:
Elisa Spiropali - lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin - Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës
Taulant Balla - Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm - Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin - Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm - Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla, aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj - Emërohet Ministër i Financave - Post i mbajtur deri sot Ervin Mete - Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu -Emërohet Ministër I Mbrojtjes - Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi - Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi - Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS - Emërohet Nënkrytetar i parlamentit - Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Niko Peleshi - Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes - Emërohet kreu i grupit PS