Deputeti i PD: Skëndërbeu i ka dhënë kalin Spiropalit për të hypur lart, çdo ditë do mprehi shpatën....

29 July 2024, 12:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i PD: Skëndërbeu i ka dhënë kalin Spiropalit
Edi Rama/ Elisa Spiropali

Socialistët kanë mbledhur këtë të hënë grupin e tyre parlamentar, ku do te bëhet prezantimi i kryetarit të ri, Niko Peleshi, i cili zevendëson në këtë post Bledi Çuçin.

Në mbledhjen e grupit të PS-së kanë marrë pjesë edhe 3 ministrat e rinj të emëruar dje nga Rama, të cilët nuk gëzojnë mandat deputeti, por kanë shërbyer në poste drejtorësh.

Ervin Hoxha mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Petrit Malaj mbante postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Pirro Vëngu mbante postin e kreu të Autoritetit Portual të Durrësit.

I ftuar në një emision televiziv, për të folur për ndryshimet në qeveri, ishte deputeti i PD, Saimir Korreshi. 

"Elisa Spiropali ka qenë zëvendësuesja e Skëndërbeut, ose e deleguara e Skëndërbeut për interpelanca. Tani më duket se Skëndërbeu i ka dhënë vetëm kalin për të hypur atje lartë dhe për ta bërë çorap parlamentin. Ideja është që mënyra sesi i keni parë ato fjalimet si "Liza në botën e çudirave", që flet Elisa duke mbrojtur Skëndërbeun e tij. Unë mendoj që ajo çdo ditë do t'i mprehi shpatën e do të flas vetëm për Skëndërbeun. Po i përze të gjithë njerëzit nga mirësia. Këta të tjerët janë tip paçavure. 

Ne po bëhemi të gjithë qesharak, po më qesharak po bëhet e gjithë Partia Socialiste. Të gjithë të korruptuarit duartrokisnin sepse i thoshte që do të paraqiteshin në SPAK. 

Dëgjuan Ramën ata, thua ti se te inceneratorët apo te sterilizimet tek "Check upi" dhe të gjithë koncensionet në mjekësi  që janë gati 500 milion euro, nuk dinte gjë ky shoku fare", tha Korreshi.


Video