Taulant Balla dështon përballë Fisnik Qoses në Kavajë

24 April 2026, 10:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla dështon përballë Fisnik Qoses në Kavajë
Fisnik Qosja dhe Taulant Balla

Një mbledhje e Këshillit Bashkiak të Kavajës e zhvilluar ditën e sotme është shoqëruar me tensione, pasi në rend dite ishte një nismë për shkarkimin e kryetarit aktual të Këshillit Bashkiak, Rudin Hylviu, dhe zëvendësimin e tij me një kandidat të PSD, Hasan Cara.

Vox News ka mësuar se nisma është mbështetur nga PS dhe konkretisht drejtuesi politik i Tiranës, Taulant Balla.

Megjithatë, përpjekja për të siguruar shumicën e nevojshme në këshillin prej 31 anëtarësh nuk pati sukses.

Procesi i votimit nuk është çuar deri në fund, pasi nuk u arrit konsensusi. Në këto kushte, anëtarët janë tërhequr, duke bërë që nisma e Ballës të dështojë.

Aktualisht, Këshilli Bashkiak i Kavajës ndahet: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë, PD 3 këshilltarë, PAA 3 këshilltarë, PR 1 këshilltar dhe PSD 2 këshilltarë.

Prej vitit 2023, Bashkia e Kavajës drejtohet nga demokrati Fisnik Qosja.


Video