SPAK kërkesë për arrestimin e deputetit, Balla për Bllakon: PS s’është mburojë për askënd

29 March 2022, 14:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkesë për arrestimin e deputetit, Balla për Bllakon:
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një komunikim për mediat komentoi kërkesën e SPAK për të arrestuar deputetin Alqi Bllako.

“Si ndihem, nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet masë sigurie arrest me burg, në aspekt njerëzor, si koleg cilido qoftë krahu i kolegut, s’jam i gëzuar. Të vendoset para drejtësisë cilido, një gjë të jetë e qartë për të gjithë dhe këdo, pikësëpari brenda PS. PS ka vendosur vijë të kuqe, drejtësia kërkon ose vendos masë sigurie, sjell në Kuvend një kërkesë për hetime apo çështja të tjera, PS nuk është mburojë për askënd, kjo duhet të jetë vijë e kuqe për këdo. Do mbajmë këtë qëndrim”, tha Balla.

Pak orë pasi SPAK i kërkoi kuvendit arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako, kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 13:00 në vilën 31 në Tiranë ku pritet të ketë një takim me ministrat e kabinetit.

Kreu i qeverisë deri më tani, nuk ka bërë asnjë reagim publik për këtë çështje.  

Ndërkohë SPAK i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, duke argumentuar të gjitha arsyet se përse kërkojnë arrestimin e tij.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, shkruhet se Bllako, në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme me dashje në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh.

Po ashtu vihet në dukje, se Bllako, ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në shumën e 14.964.900.

Shkresa e plotë e SPAK, drejtuar Kuvendit:

SPAK kërkesë për arrestimin e deputetit, Balla për Bllakon:

SPAK kërkesë për arrestimin e deputetit, Balla për Bllakon:



Video