Kërkesa për arrestimin e deputetit, kryetari i PD: Koha është tani

29 March 2022, 14:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkesa për arrestimin e deputetit, kryetari i PD: Koha
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pasi SPAK i kërkoi Kuvendit arrestimin e deputetit Alqi Bllako, si i përfshirë në skandalin e Inceneratorit të Fierit.

Alibeaj në një status në rrjetet sociale thotë se kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë për të shqyrtuar mandatin e deputetit të Bllakos.

“Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë,  për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve. Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani.

Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë”, shkruan Alibeaj.


Video