Kryeministri Edi Rama ka bërë një status ‘lamtumire’ për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, i cili nga data 1 Prill nuk do të shërbejë më në Shqipëri.
Ai e falenderon Sorecën për punën e bërë në Shqipëri, dhe thotë se vendi ynë do të mbetet një shtëpi për ambasadorin italian.
Soreca largohet nga Tirana për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm. Lajmi u konfirmua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.
Postimi i Ramës:
Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur në Shqipëri.
Thank you dear EU ambassador for the great respect towards Albania.
Grazie di tutto caro amico napoletano.
Suksese në detyrën e re dhe mos e harro, Albania sara sempre casa tua.
