Rithemelimi po merr gradualisht kontrollin e të gjithë Partisë Demokratike dhe këtë të hënë radhën e ka pasur grupi për media në WhatsApp.
Grupi iu është nënshtruar disa ndryshimeve, ku i pari është vendosja e logos së re të Partisë Demokratike, sipas asaj që u miratua në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Hapi tjetër ka qenë largimi nga grupi i emrave që njihen si bashkëpunëtorë të ngushtë të Lulzim Bashës në zyrën e shtypit të Partisë Demokratike, si Patrik Sadikaj, apo Dasada Metaj.
Po ashtu, janë larguar nga ky grup edhe deputetët Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Endri Hasa dhe të tjerë. Sakaq, është shtuar mes administratorëve, Floriana Garo, e cila prej muajsh është në krah të Sali Berishës dhe “Foltoreve” të tij si dhe Elona Meço.

