A do të ketë ndryshime në qeveri? Gjiknuri: Do të flitet për qeverisjen, kush do të votëbesohet?

28 March 2022, 15:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të ketë ndryshime në qeveri? Gjiknuri: Do të flitet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News për të diskutuar mbi zhvillimet politike, e mbi të gjitha për Kongresin e socialistëve që do të mbahet në datën 9 prill.

Në këtë kongres, Gjiknuri theksoi se do të ketë një votëbesim të sekretariatit të PS-së, për të cilin kryeministri Edi Rama i kishte vënë një afat 100 ditor për ti vënë në provë për punën e tyre. Në evenimentin më të rëndësishëm të socialistëve do të miratohene dhe ndryshimet e reja në statutin e PS-së, si dhe për sa i përket organizimit të partisë më të madhe në pushtet. Ai theksoi se pjesë e diskutimeve do të jetë  

“Procesi i konsultimit nëpërmjet anketimit dhe formularëve që ka dërguar qeveria, dhe besoj se shumë shpejt do të kemi rezultatet, e kjo do të jetë një burim frymëzim për disa politika të ardhshme të qeverisë”.

Por a do të ketë ndryshime në qeverinë “Rama 3”? Për këtë numri dy i PS-së shprehet se kjo është një çështje ekskluzive e kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se do të flitet për qeverisjen e vendit, por jo për ndonjë ndryshim ministrash.

“Kjo nuk është një temë e kongresit, është një kompetencë e kryeministrit, që e ka sipas Kushtetutës. Çështjet që do të trajtohen në Kongres do të jenë prioritare dhe frymëzuese për qeverisjen e vendit”, theksoi Gjiknuri.

Gjatë intervistës për Top News, Gjiknuri nënvizon se Kongresi do të miratojë jo vetëm ndryshimet në Statut për riorganizimin e ri të partisë, por do të trajtojë dhe disa nga sfidat e reja me të cilat përballet vendi.

“Unë them se ka disa arsye se përse PS po e bën këtë Kongres. Së pari është një vendimmarrje në vazhdim të vendimeve që ka marrë Asambleja e PS në shtator që Kongresi i partisë do të miratojë ndryshimet në Statutin e PS, gjithmonë që i përshtaten organizimit dhe objektivave të saj sa i përket aspektit elektoral edhe organizativ. Së dyti natyrshëm ka tema të karakterit politik që kryetari i PS dhe partia do t’i trajtojë dhe t’i marrë në konsideratë për t’i trajtuar në gjithë vendimmarrjen e saj në periudhën e mbetur dhe këtu kemi të bëjmë me sfidat që ka qeverisja, me disa nga çështjet që lidhen siç janë aspekte që kanë ndikuar nga kriza ndërkombëtare e çmimeve dhe efekti që kanë ato mbi popullatën. Natyrshëm qeverisja këtë e ka në vëmendje dhe është një çështje që e ka në fokus. Një tjetër çështje e rëndësishme është dhe rezultati nga konsultimet publike që ka bërë qeveria, pra nëpërmjet procesit të anketimit dhe formularëve që ka dërguar qeveria. Kjo do të kthehet në një burim frymëzues dhe për disa politika të ardhshme të qeverisë për t’i trajtuar duke marrë në konsideratë edhe opinionet e qytetarëve shqiptarë. Një temë e rëndësishme do të jetë dhe votëbesimi për Sekretariatin dhe disa ndryshime të tjera të karakterit organizativ”, tha Gjiknuri.

 


Video