Zgjedhja e presidentit, PS mandaton Ballën, Gjiknurin e Spiropalin për negociata

28 March 2022, 11:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhja e presidentit, PS mandaton Ballën, Gjiknurin e Spiropalin për
Zgjedhja e presidentit, PS mandaton Ballën, Gjiknurin e Spiropalin

Partia Socialiste ka mandatuar Taulant ballën, Elisa Spiropalin dhe Damina Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, pas mbarimit të mandatit të Ilir Metës. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit tha se ky proces ndodh brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe dëshira është për konsultim e dialog nga të gjitha palët.

"Në konferencën e kryetarëve të ketë një kalendar që do të çojë në zgjedhjen e presidentit të Republikës jo më vonë se 24 maj duhet të ketë filluar procesi i zgjedhjes së presidenti. Shumica parlamentare do të zhvillojë një proces. Dëshira është për proces të hapur konsultimesh dëshira është brenda suazit të dialogut e konsultimeve. Bashkë me mua do të jenë Spiropali e Gjiknuri si ta mandatuar nga grupi parlamentar për të konsultuar me grupet e tjera parlamentare për një dialog konstruktiv për procesin e zgjedhjes së presidentit”.

Sipas tij konsultimet kanë filluar që sot brenda grupit parlamentar që deputetë”t të vijnë me propozime konkrete që ne të kemi gati një listë të shkurtër me kandidaturat e mundshme. Procesi i zgjedhjes së presidentit përfshin edhe një proces teknik si ai i depozitimit të kandidaturave”, u shpreh Balla.


Video