SPAK ka depozituar në Gjykatën e Posaçme dosjen në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.
Në këtë çështje, ligjvënësi demokrat akuzohet për “fshehje dhe deklarim të rremë te pasurisë”.
Shorti elektronik i GJKKO ka përzgjedhur gjyqtaren Rudina Palloj për shqyrtimin paraprak të saj.
Vetë Dogjani, në prononcimet për mediat ka pranuar se është nën hetim pasuror nga SPAK, që e akuzon se nuk ka deklaruar shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006.
Sipas Dogjanit kallëzimi u bë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan 'zaptues' pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.
Në hetim nga SPAK është edhe deputeti tjetër demokrat Luan Baçi edhe ai në hetim pasuror pasi akuzohet nga ish ortaku se pastroi e fshehu 1.5 mln euro.