Luigi Soreca është rikthyer në postin e kreut të misionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ndërsa ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Në takim u diskutua për konsolidimin e progresit të arritur deri tani si dhe intensifikimin e reformave gjatë muajve në vijim, për thellimin e transformimit të rrugës së vendit tonë drejt BE-së.
"Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuar me Punë i misionit të BE në Shqipëri. Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë me synimin për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, për të intensifikuar më tej procesin e reformave në muajt e ardhshëm dhe për thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE. Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë", njofton ambasada e BE në Tiranë.