KAS rrëzon ankimimin e Berishës, në zgjedhjet e Kukësit regjistrohet PD zyrtare

7 September 2023, 13:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KAS rrëzon ankimimin e Berishës, në zgjedhjet e Kukësit
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

KAS rrëzon kërkesën e Grupit të Rithemelimit për të regjistruar PD-në e drejtuar nga Sali Berisha, në zgjedhjet që do të mbahen në Kukës me 24 shtator.

KAS lë në fuqi vendimin e kryekomisionerit Celibashi, i cili njohu dhe regjistroi PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.

Kujtojmë se sot në KQZ u regjistrua një kërkesë nga ‘Bashkë Fitojmë’ që kandidati i Berishës, Vata, të regjistrohej nën siglën e këtij koalicioni.

Zgjedhjet në Kukës mbahen pas dorëheqjes së Safet Gjicit, pas publikimit të video-skandalit në zyrën e Bashkisë, ku shfaqej duke kryer marrëdhenie seksuale me Alma Kaçin.

 


Video