Kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj, që u deklaruan dy ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.
Rama ka kërkuar nga Begaj që të dekretojë anëtarët e rinj të kabinetit. Nryshimet e bëra nga Rama kanë prekur ministritë më poshtë:
Ministër Financave – Ervin Mete
Ministri Jashtëm – Igli Hasani
Ministre Bujqësisë – Anila Denaj
Ministre e Arsimit – Ogerta Manastirliu
Ministre për Sipërmarrjen – Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor – Arbjan Mazniku
Ministre e Shëndetësisë – Albana Koçiu
Presidenti Bajram Begaj do të duhet të dekretojë shkarkimin e ministrave që mbanin postet përkatëse dhe më pas të dekretojë emërimin e të zgjedhurve të rinj.