Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias.
Njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe gazetës "RD", tashmë është rikthyer në drejtimin e një medie siç është televizioni "A2 CNN".
Ditën e sotme është bërë prezantimi i Astrit Patozit me stafin dhe detyra e tij do të jetë administrator i kompanisë. Patozi menjëherë ka filluar punën për sezonin e ri mediatik për të çuar "A2 CNN" në një nivel tjetër.
Lajmi është konfirmuar për VoxNews nga vetë ish-deputeti Patozi për emërimin në detyrën e re si drejtues i televizionit A2.
Astrit Patozi është gazetar dhe politikan që prej shumë vitesh ka punuar në media, më pas ka pasur detyra të rëndësishme politike deri te kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetar i Partisë Demokratike.
Ai u nda nga linja zyrtare e PD-në në vitin 2017, pas përplasjeve dhe përjashtimit nga Lulzim Basha.