Arrestimi i Behar Bajrit, reagon Balla: Askush nuk do mund t’i shmanget drejtësisë

4 September 2023, 20:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Behar Bajrit, reagon Balla: Askush nuk do mund t’i shmanget
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të të shumëkërkuarit nga SPAK, Behar Bajri, i cili u prangos sot në Francë.

Balla përgëzon Policinë e Shtetit, duke nënvizuar se këtë herë nuk pati rrjedhje informacioni, teksa shton se tashmë askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Mesazhi i Ballës:

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të rëndësishëm jashtë Shqipërisë në bashkëpunim agjenci të tjera ligjzbatuese. Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona për ta goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Dua të rishpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive tona ligjzbatuese, me strukturat e vendeve partnere si dhe lufta e përbashkët do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligji.


Video