Rama lëshon për SPAK Olta Xhaçkën dhe Frida Krifcën. Ndryshimet e reja ne kabinetin qeveritar

4 September 2023, 18:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama lëshon për SPAK Olta Xhaçkën dhe Frida Krifcën.
Frida Krifca / Olta Xhaçka

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke lagruar disa ministra të njohur si Olta Xhaçka dhe Frida Krifca.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama ka zbuluar emrat që do t’i propozojë nesër Presidentit të Republikës.

Si ministër i Financave në vend të Delina Ibrahimajt vjen Ervin Mete. Ndërsa Ogerta Manastirliu ikën nga Shëndetësia dhe emërohet minister e Arsimit dhe Sportit, duke çuar në largimin e Evis Kushit.

Igli Hasani emërohet ministër i Punëve të Jashtme, duke çuar në shkarkimin e Olta Xhaçkës. Anila Denaj do të mbajë postin e ministres së Bujqësisë në vend të Frida Krifcës.

Lista e plotë:

Ministër i Financave - Ervin Mete

Ministër i Jashtëm - Igli Hasani

Ministër i Bujqësisë - Anila Denaj

Ministër i Arsimit dhe Sportit - Ogerta Manastirliu

Ministër i Shëndetësisë - Albana Koçiu

Ministër i Pushtetit Lokal - Arbian Mazniku

Ministër i Sipërmarrjes - Delina ibrahimaj


Video