Kryeministri Edi Rama ka vendosur të riformatojë kabinetin qeveritar, në gjysmën e mandatit të tij të tretë.
Është vetë Rama ai që njofton një kabinet të ri qeveritar, ndërsa flitet se pjesë e këtij formatimi mund të jetë edhe krijimi i ministrive të reja.
Rama thotë se do t’i propozojë ndryshimet nesër te Presidenti i Republikës, ndërsa sot, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, do të propozojë edhe Sekretarin Ekzekutiv të partisë, një risi në Partinë Socialiste që synon të kontrollojë kryetarët e bashkive në vend.
“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar. Live edhe në këtë faqe”, shkruan Rama.