Vjosa Osmani në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj!

4 September 2023, 10:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vjosa Osmani në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti
Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nisi sot vizitën zyrare në Tiranë me ftesë të homologut Bajram Begaj.

Osmani ka mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e kaluar, ndërsa sot në orën 10:00 u prit me ceremoni zyrtare nga Begaj.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në Tiranë që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive, pas tensioneve në veri të Kosovës. Më pas Osmani do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit që do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Një takim ‘kokë më kokë’ është parashikuar edhe me kryeministrin Edi Rama në orën 12:30 në kryeministri, si edhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Begaj do të marrin pjesë në një aktivitet me rastin e ditës së Nënë Terezës. Ndërkohë, presidentja e Kosovës do të jetë e pranishme edhe në vendosjen e kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Pas kësaj, Osmani do të niset drejt Beratit, ku do të zhvillojë një takim me Kryetarin Ervin Demo, i cili do t’i akordojë edhe titullin ‘Patron i Kalasë’ ,një titull që i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

Ndalesa tjetër do të jetë në Durrës ku Osmani do të zhvilloj një takim me me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako si dhe do të vizitojë doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Axhenda e plotë e vizitës së Osmanit në Shqipëri

4 shtator

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës


Video