Veliaj has qytetarin që e kishte lënë bateria e makinës në rrugë, e ndihmon ta ndezë (Video)

3 September 2023, 18:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj has qytetarin që e kishte lënë bateria e makinës
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar sot rrugën “Rexhep Bastari” në zonën e Freskut, pasi është shtruar me asfalt e trotuare të reja.

Por kryebashkiaku ka hasur në një situatë të pazakontë teksa inspektoi këtë rrugë. Një makinë kishte ngecur në mes të rrugës, pasi i kishte rënë bateria, ndërsa një tjetër i ishte afruar për t’i dhënë ndihmë.

Aty asistoi edhe Veliaj, duke vendosur kabllot.

“Me një rrugë, i mbyllëm dy punë sot: Shtruam Rr. “Rexhep Bastari” te Fresku dhe ndihmuam Bledarin, se i kishte rënë bateria e makinës”, shkruan Veliaj.

Për më tepër ndiqni videon:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


Video