Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike në orët e mbrëmjes së sotme.
Mbledhja e Kryesisë së PD-së është parashikuar për sot në orën 20:00, ndërsa mbetet e paqartë se cilët deputetë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, që miratoi disa ndyshime në statutin e partisë. Sipas ndryshimeve të bëra në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i saj, në këtë rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, deputeti Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje me të gjithë deputetët e PD-së, si ata të Berishës dhe Bashës, për të tentuar bashkimin e tyre.
Nesër nis seanca e parë plenare e Parlamentit për sesionin e ri.